Monday, May 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZejd Rexhepi: Kryeministri shqiptar nuk është pjesë e marrëveshjes, jemi afër koalicionimit...

Zejd Rexhepi: Kryeministri shqiptar nuk është pjesë e marrëveshjes, jemi afër koalicionimit me LSDM-në

LSDM pohon se tashmë i ka numrat për formim të shumicës parlamentare. I pyetur se a është ose jo koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa pjesë e kësaj shumice, sekretari gjeneral i Alternativës dhe deputeti i sapo zgjedhur, Skender Rexhepi Zejdi, i tha TV21 se bisedimet zyrtare për pjesëmarrje ose jo në qeveri ende nuk kanë filluar dhe se pritet që të nisin javën e ardhshme.

“Gjithsesi parimi i parë i koalicionit tonë ishte të presim realizimin e premtimit apo thënë ndryshe mashtrimit parazgjedhor të BDI-së lidhur me kryeministrin shqiptar. Por, pas deklaratës së kryetarit të LSDM-së, me ç’rast ai këtë temë e largoi nga tavolina e bisedimeve, ne konsiderojmë që BDI-ja përfundimisht e ka humbur legjitimitetin e bisedimeve për qeveri. Kështu që, pas dhënies së mandatit nga Presidenti i shtetit për kryetarin e LSDM-së, koalicioni ASH-AAA edhe zyrtarisht do të zhvilloj bisedime për qeverisje dhe duke pasur parasysh gatishmërinë e mandatarit në përmbushjen e platformës programore edhe të koalicionit tonë, konsiderojmë që jemi në rrugë të mbarë drejt marrëveshjes” tha Rexhepi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments