Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZbrazet Maqedonia, çfarë po ndodh me qytetarët?!

Zbrazet Maqedonia, çfarë po ndodh me qytetarët?!

Mungesa dhe gjetja e një punë është kthyer në një problem serioz për qytetarët e një vendi. Problematika nuk fillon këtu, pasi edhe ata që kanë një punë, pagesa që marrin është e papërfillshme duke e krahasuar shpenzimet apo nevojat e tyre.
Si rezultat i kësaj, shumë të rinj janë të detyruar të largohen nga vendi në kërkim të një pune më të mirë në vendet e BE-së. Pas Shqipërisë edhe Maqedonia po përballet me një problem të theksuar, pasi të rinjtë po arratisen për shkak të mungesës së një perspektive.

Gjysma e të rinjve në Maqedoni janë të papunë, ndërsa edhe pjesa e shumicës së atyre që punojnë paguhen me rrogë minimale prej 12 mijë denarë. Këto shifra rezultojnë nga institucionet zyrtare, duke nxjerrë në sipërfaqe realitetin në Maqedoni se a mund të jetohet në këtë vend që dita ditës po rrëshqet në varfëri.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, çdo i dyti i ri i moshës deri në 24 vjet nuk ka punë. Kjo situatë ka bërë shumë të rinj të mos shohin perspektivën dhe të ikin jashtë vendit. Shifrat janë alarmante, ndërsa institucionet shtetërore heshtin dhe fshehin të dhënat. Por viteve të fundit po qarkullojnë informacione se mbi 400 mijë veta kanë braktisur vendin për një periudhë të shkurtër.

Një shifër shqetësuese u dha edhe nga Banka Botërore, e cila në raportin e vitit 2013 nënvizoi se 626 mijë qytetarë kanë braktisur Maqedoninë, apo sipas numrit të përgjithshëm të popullsisë, çdo i treti banorë është jashtë vendit, informon INA.

Numri më i madh i të rinjve ikin në vendet e Bashkimit Evropian, por ka edhe nga ata që emigrojnë në SHBA, Kanada dhe Australi. Këtyre shifrave të ikjeve apo gjetjes së një pune jashtë vendit i shtohen edhe të rinjtë që po gjejnë punë nëpër anije dhe nëpër hotele luksoze në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe shtete tjera.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments