Publicisti shqiptar Nijazi Muhamedi nepermjet rrjetit facebook i ka parashtruar një pyetje liderit opozitar maqedonas Zoran Zaev lidhur me “bombat” dhe kalkulimet e tij. Ja se çfarë shkruan Muhamedi:
Do të ishte më korrekte nga ana juaj që të thoni diçka më tepër, vallë do t’i shpallni vërtet edhe “bombat” në të cilat janë ngatërruar në afera të ndyra korruptive edhe njerëz nga “pozita” dhe “opozita: shqiptare.
Ose edhe ju po bëni kalkulime që këto “bomba të mos shpallura” t’i përdorni si ”shkas konsensual” për pajtim me Gruevskin, gjoja se “për interesin suprem të shtetit” ose për “interes të raporteve ndëretnike”. Dhe kjo do të thoshte se në raport me partite politike shqiptare edhe ju do vazhdoni praktikën e Gruevskit?
Sepse, disa lëvizje tuaja që i bëtë para shpalljes se ‘bombave të para” ,u kuptuan si indicie se ju një kohë ishiit të fokusuar kah partitë shqiptare në mënyrë që këtë skandal ta përdorni si shantazh për të formuar koalicionin “Bihacka” me partitë shqiptare të opozites, përballë koalicionit “Sushiko” të VMRO-DPMNE me BDI,PDSH…?