Wednesday, December 7, 2022
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniZaevi lutej, puthte këmbët për një takim me Menduh Thaçin

Zaevi lutej, puthte këmbët për një takim me Menduh Thaçin

Pas publikimit të “bombës 8″ nga Zoran Zaev me çrast u publikua edhe biseda mes Menduh Thaçit dhe Sasho Miajllkovit për mbleshtetje në KSHZ, sot deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu në konferencë për shtyp tha se këto biseda janë marrje e fjalëve nga një bisedë në tjetrën, metodë e njohur e lidhjes komuniste e më pas LSDM-së prej te Rankovici, Gligorovi, Cërvenkovski e deri tek ky Zaevi dhe zorrëve politike!
“Konstruksion i tërësishëm i bisedës, marrja e fjalëve nga një bisedë dhe futja në një bisedë tjetër është metodë e njohur e montazhesh në punën e lidhjes komuniste, e më pas LSDM-së prej te Rankovici, Gligorovi, Cërvenkovski e deri tek ky Zaevi dhe zorrëve politike!
PDSH në mënyrë transparente ka votuar kundër LSDM-së në Komisionin Shtetëror Zgjedhorë pandërprerë, ashtu siç ka votuar përherë dhe pandërprerë LSDM pro BDI-së dhe anasjelltas.
Me votimin PRO prishjes së zgjedhjeve në Strumicë, ne siguruam procesverbalet për falsifikimin e zgjedhjeve nga ana e BDI-së në Çair dhe që për herë të parë një falsifikim u konstatua nga një organ shtetëror” tha Fazliu
Ai gjithashtu nxori edhe disa procesverbale ku sipas tij janë falsifikim të zgjedhjeve në Çair.
“Për shqiptarët nuk është ndonjë lajm i ri se PDSH-ja prej kur ka dalë në skenën politike dhe deri në vdekje do të jemi kundër LSDM-së!
Neve nuk na bën asnjë përshtypje kjo bisedë e montuar dhe e falsifikuar, e publikuar në opinion. Zaevi i Strumicës mendon që me konstruksion do të hakmerret ndaj të vërtetës” u shpreh deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu
Gjithashtu në fund Fazliu tha se e vërteta është kur ky për një takim e për një shërbim:
“Pretsedatele zamoluvam, Zoran Zaev sum”.Zaevi lutej, puthte këmbët
(Kryetar ju lutem, Zoran Zaevi jam)
“Pretsedatele ke me zadolzite”.
(Kryetar do tju kem borxh)

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments