Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i partisë Alternativa Afrim Gashi sot në Klubin e Deputetëve do të nënshkruajnë programin për veprim të përbashkët dhe përfshirje e Alternativës në Qeveri dhe në shumicën parlamentare.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes pritet që zyrtarisht të njoftojnë se me cilët resorë do të udhëheqë Alternativa si pjesë e ekzekutivit.
Ky takim vjen pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të Alternativës, ku me shumicë votash mbrëmjen e djeshme u vendos që ky subjekt politik t’i bashkohet Qeverisë aktuale.
Me këtë rast kryetari Gashi i njoftoi Kuvendarët për bisedimet e deritanishme duke u ndalur veçmas në pikat programe për të cilat janë dakorduar si dhe përgjegjësitë që janë marrë dhe pastaj pas një diskutimi, Kuvendi Qendror i Alternativës me shumicë votash vendosi që Alternativa t’i bashkohet shumicës parllamentare të Qeverisë aktuale. Me këtë rast po i shpjegojmë disa arsye që na kanë shtyrë drejt këtij vendimi.
Është këtu momenti historik për hapjen e negociatave për aderim në BE dhe mbyllja e kontestit me Bullgarinë, që janë vetëm synime historike shtetëroe, por edhe shqiptare sepse në këtë mënyrë bashkë me vendin tonë i hapet rruga integrimit dhe stabilitetit”, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i partisë Orhan Murtezani.