Zaev thumbon BDI-në: Ligjin për gjuhët më shumë e kam mbrojtur se sa BDI-ja

0
11
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Kryeministri Zoran Zaev, duke folur për ligjin për përdorimin e gjuhëve në emisionin Rruga Drejt deklaroi se ai është meritë e tij dhe do të vazhdojë ta mbrojë përpara atyre që e kundërshtojnë atë. Në janar, sipas Zaevit, ligji do të kalojë edhe leximin e dytë në Kuvend.
Besoj se si socialdemokrat, më shumë e kam mbrojtur ligjin se sa BDI-ja. BDI-ja ndoshta do të thotë se kjo nuk është e vërtetë por unë besoj në atë- deklaroi kryeministër Zoran Zaev.

Tentojnë t’i marrin meritat, sidomos për ligjin e gjuhëve?

Zaevit nuk mund të ja marrin meritat. Zaevi është maqedonas që lufton për bashkësitë më të vogla në numër, për barabarsinë e tyre në Maqedoni- u përgjigj ai.