Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopot”-in, “Liqenin e Smillkovcës”, “Lagjen...

Zaev: Qytetarët do të marrin përgjigje për “Sopot”-in, “Liqenin e Smillkovcës”, “Lagjen e Trimave”, “Nikolla Mlladenov”

Maqedonia nuk mund të thotë se është shtet normal nëse vazhdon të jetojë në mister përmes rasteve siç janë “Sopot”-i, “Liqeni i Smillkovcës”, “Lagja e Trimave”, “Nikolla Mlladenov”,…Duhet të ketë përgjigje për të gjithë pyetjet, qytetarët këtë e kërkojnë dhe Qeveria këtë do t’ua sigurojë, tha kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme të Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Besës, Afrim Gashi.

Zaev theksoi se kërkohet hetim ndërkombëtar sepse shoqëria tejet është politizuar. Esenca është, përmendi, se si të sigurohet hetim ndërkombëtar që qytetarët ta kuptojnë të vërtetën.

“Derisa nuk kthehet besimi i plotë në institucione, posaçërisht në gjyqësi, deri atëherë edhe ne në Qeveri do të shkruajmë se për disa raste do të zbatojmë hetim ndërkombëtar i cili shpresojmë se do t’ua japin përgjigjet e pyetjeve të qytetarëve. Qytetarët dëshirojnë të dinë se çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur cilët kanë qenë arsyet. Nëse këtë Maqedonia e bën, do ta përfundojë punën para qytetarëve. Jam i bindur se Maqedonia po lëviz drejt një kohe të atillë dhe se qytetarët do t’i marrin përgjigjet e të gjithë pyetjeve. Flas për të gjithë qytetarët, maqedonas, shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, serbë,….”, theksoi Zaev.

Sipas tij, për rastet për të cilët qytetarët kërkojnë përgjigje, është shkruar edhe në programin qeveritar.

“Esenca është se si të sigurohet hetim ndërkombëtar që qytetarët ta dinë të vërtetën. Njëra është përmes aktvendimit, ndërsa tjetra përmes afirmimit të dëshmive. Kërkojmë hetim ndërkombëtar për shkak të dëshmive, duhet të gjejmë mënyrë se si ta sigurojmë atë hetim dhe garanci. Qytetarët nuk komentojnë për lartësinë e dënimeve, por kërkojnë përgjigje: se nëse është vrarë Nikolla Mlladenov, pse kanë hyrë në Kumanovë, kush u ka dhënë hapësirë, se nëse dikush i ka gënjyer që të veprojnë në kohë shumë të ndjeshme”, nënvizoi kryeministri Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments