Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev: Është koha ta kthejmë vëllazërim bashkimin në Maqedoni

Zaev: Është koha ta kthejmë vëllazërim bashkimin në Maqedoni

Në fjalimin e tij, në tubimin përmbyllës në kuadër të referendumit, Kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se qyteti i Tetovës u zgjodh me qëllim për shkak se pikërisht Tetova është shembull i multietnicitetit.

“Në Maqedoni të bashkuar, tashmë një vjet e gjysmë ka shoqëri të barabartë për të gjithë, ta kthejmë vëllazërim bashkimin që ka qenë e pranishme këtu”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev ka vlerësuar se ai do të votojë në referendum, që maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët, dhe komunitetet tjera të kenë jetë të mirë dhe prosperuese, dhe se me votën “për” trasohet ardhmëria euroatlantike e Maqedonisë.

“Unë do të votoj, për të mirën e fëmijëve tanë. Për shtet të qetë dhe të sigurt, që maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët, dhe të gjitha komunitete tona, të jetojnë jetë të mirë dhe prosperuese. Të dielën votoni edhe ju. Vota juaj e cakton drejtimin e Maqedonisë. Vendosin ata që do të votojnë. Nëse shumica e votave janë “për”, ne e trasojmë përgjithmonë rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të dielën, vota juaj do ta përcaktojë ardhmërinë tonë dhe ardhmërinë e shtetit tonë. Tash është koha për vendim. Hajde të bëhemi bashkë siç ishim para 27 vjetësh. Hajde ta shtyjmë shtetin tonë drejt ardhmërisë së ndritshme. Bashkë, “për” Maqedoni evropiane”, tha Zaev.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments