Ndërkohë, ‘bombën’ numër 6 të publikuar sot nga Zaev e ka komentuar për Almakos edhe Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha i cili thotë:
“Fillim i mbrapsht i Zaevit, pasi që filloj t’i tregon si viktima të pergjimit, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, kjo domethënë se këta dy horra (Ahmeti – Thaçi) kanë bërë marrëveshje me Zaevin, vetëm mos t’ua nxjerr në shesh tradhëtitë që i kanë bërë ndër vite shqiptarëve të Maqedonisë, kurse Ahmeti e Thaçi për këtë shërbim që do ua bëjë Zaevi, do të paguajnë çmimin duke qenë servil më të mëdhenjë me Zaevin, se sa që ishin me Gruevskin e Mijallkovin. Fillimi i mashtrimeve klasike për Shqiptarët”