Xhemal Mena mund të jetë kandidati shqiptar për kryetar komune në Ohër

0
27
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d


A do kemi kandidat shqiptar per kryetar komune në Ohër?

Sipas burimeve te sigurta nga kryesia e degës se Lëvizjes BESA në Ohër, seriozisht eshte duke u shqyrtuar mundësia per te dalur me kandidat shqiptar per kryetar komune në zgjedhjet lokale per kryetar komune në Ohër.
Sipas të njejtave burime, jane duke u shqyrtuar disa kandidatura, ndër te cilat si më serioze mund të jete edhe kandidimi i kryetarit te degës së Lëvizjes BESA nga Ohri z.Xhemal Mena, mëson Struga Ekspres.

Sipas anketimeve te kohëve të fundit, z.Xhemal Mena qëndron shume mire ne elektoratin e Ohrit, duke u rënditur i pari ,pas kandidatëve maqedonas.
A do kete dicka konkrete,mbetet te shohim në ditët në vijim, kur edhe kryesia e kësaj dege pritet të thotë fjalën e fundit.

(Struga Ekspres)