Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionXheladin Emini nga Pohumi i Strugës, njeriu që sfidoj fuqishëm kohën

Xheladin Emini nga Pohumi i Strugës, njeriu që sfidoj fuqishëm kohën

Njeriu që sfidoj fuqishëm kohën!
E mërkurë, 5 korrik, ora 11: 56, një telefonatë nga profesoresha Afërdita, një thirrje që për momentin më bëri që me shpejtësi të mendoj, vallë për çka mund të jetë kjo thirrje! E mendova për të mirë, duke iu përgjigjur thirrjes, urdhëroni Afërdita. Në çastin e fjalës së parë kuptova një tonë të qetë e dashamirës duke përceptuar thirrjen si një kënaqësi e dyanshme, fjala e parë ishte, prindërit si janë? Pas bisedës që vazhdonte për familjen, në moment ndalëm ritmin për ta dëgjuar thelbin e kësaj thirrjeje, dhe Afërdita mu drejtua, ditën e shutunë babai ka ditëlindjen, i mbush 81 vjet, dhe kemi vendos t’i bëjmë një organizim për ta befasuar dhe njëkohësisht ta kënaqim, por kësaj kënaqësie i shtohet edhe prezenca juaj bashkë me zotëri Ali Aliun, për çka ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje. Një moment i shënuar në ngjarjet e pakta që do të ruhen në një vend të caktuar, aty ku hynë personalitete të respektuar, arsimdashës, kontribues në fushën e arsimit, njerëz që nuk iu ndanë pendës duke shkruar, njerëz që kohën fortë e shënjëstruan, e sfiduan dhe ia dolën të jenë ngadhnjyes, njerëz që lanë pas vetes pasardhës që ndritën të kaluarën e tyre, që pasqyruan në mënyrën më të mirë të mundshme personalitetin e tyre me vepra dhe kontribute në shoqëri, e këtë vend padyshime e meriton ky person, zotëri Xheladini për të cilin respekti do të mbetet i përjetshëm. Zotëri Xheladin Emini, një personalitet për të cilin duhej çdo gazetë, e sidomos shkolla ku ka punuar në përvjetorët e saj, të paktën një herë në çdo vit kalendarik t’i kushtohej disa rreshta për ta vënë në mosharresë këtë njeri që për aq vite i shërbeu arsimit shqip. Po si ka mundësi të kemi memorie kaq të dobët, si ka mundësi pak të mos e kthejmë kokën pas e ta lexojmë të kaluarën e personave që lanë shumë vepra të mira? Po aktivitetet e bëra, që nuk kemi të llojit të njëjtë në tërë komunën e Strugës dhe më gjërë, si ka mundësi të mos i regjistrojmë si ngjarje që me vete bartën mesazhe shumë domethënëse? Po këto bashkëudhëtarët e tij, si ndjehen kur dëgjojnë për aktivitetet e bëra me aq sakrificë, kur edhe drita e syve atë nuk e shoqëron, si e lexojnë tërë këtë ndodhi? Këtu mbarojnë pyetjet, sepse kemi mbaruar para tyre të gjithë Ne, sepse nuk kemi kuptuar rëndësinë dhe vlerat njerzore që bart secili prej nesh në vete, e ku më të kuptojmë vlerat e një arsimdashësi si zotërii Xheladini! Unë moti herët e kam regjistruar në kujtesën time këtë person, në kohën kur kam qenë nxënës në shkollën fillore, në kohën kur Ai ishte ndihmës drejtor dhe shpesh vinte në vizitë në orët mësimore, duke më krijuar një bindje shumë pozitive, për atë që përfaqësonte, elekuencën, qëndrimin, buzëqeshjen, harmonizimin e formave të komunikimit duke lënë hije kujtese në memorjen time, që pasi e zgjodha të njëtin profesion, themë se këto momente për mua ishin një inçizim për ta regjistruar diku, që më vonë do ta praktikoja në klasën ku ligjëroja, pra prej Tij unë mora shumë mësime që më shërbyen në karierën time të gjatë arsimore. Zotëri Xheladin, ti nuk je vetë, ti ke rreth vetes më të dashurit, ke miqët e të afërmit, ke nxënësit e shokët e kohës, por, mos harro ke Veten tënde që rrezaton respekt dhe mirëqenie njerzore!
Me shumë respekt për Ju,
Më 5 korrik 2023, Misllodezhdë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments