Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniXhaferi: Lufta kundër korrupsionit është qëllimi që na bashkon

Xhaferi: Lufta kundër korrupsionit është qëllimi që na bashkon

“Lufta kundër korrupsionit është qëllimi që na bashkon”, kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalën e tij në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit. Kryeparlamentari u shpreh se për të parandaluar dukurit e korrupsionit duhet bërë përpjekje dhe reforma të domosdoshme sistemore.

“Duhet të bëjmë përpjekjet tona për të parandaluar dukurit e korrupsionit në çdo pore të shoqërisë tonë, duke bërë reformat e domosdoshme sistemore, gjithëpërfshirëse dhe pakompromis”, tha Xhaferi.

Xhaferi ndër të tjera shtoi se 9 dhjetori është rikujtes mbi përgjegjësit e të gjithëve.

“Kjo ditë është rikujtesë mbi përgjegjësit e të gjithëve e në veçanti shteteve, nëpunësve shtetërore, nëpunësve që e zbatojnë ligjin, përfaqësuesve të mediave, sektorit privat, shoqësirsë civile, bashkësisë akademike dhe të rinjve në luftën kundër korrupsionit, shtoi mes tjerash kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments