Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëVuçiq bën homazhe në Kosovë te vendi ku u vra Oliver Ivanoviq...

Vuçiq bën homazhe në Kosovë te vendi ku u vra Oliver Ivanoviq (FOTO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po zhvillon vizitën e tij një ditore në Kosovë, ku para një ore ishte në manastirin e Banjskës. Ai sapo ka arritur tani në Mitrovicën veriore dhe ka vendosur kurora lulesh tek vendi ku u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq mëngjesin e së martës.

Vuçiq ka vendosur kurora lulesh në vendin ku u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq, të martën. Shkak i vizitës së Vuçiq ishte pikërisht kjo vrasje.

Gjatë qëndrimit të manastir, Vuçiq kërkoi që ky rast të zbardhet sa më shpejtë.

Më pas, Vuçiq do të qëndrojë në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën veriore, në një takim të mbyllur, do të bisedojë me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës dhe pastaj është paraparë që Vuçiq të udhëtoj për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments