Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiVuani nga hemorroidet? Ja si t’i kuroni ato!

Vuani nga hemorroidet? Ja si t’i kuroni ato!

Hemorroidet jane zgjerime te vazave te gjakut qe ndodhen ne kanalin anal.
Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qellim të lehtësojë simptomat, por të rëndësishme janë masat parandaluese për formimin e tyre, transmeton Klan Kosova.

Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllek) e cila arrihet me një diete të pasur me fibra dhe lëngje.

Me anë të kësaj diete mënjanohen shtërzimet në defektin dhe uljen epresionit të venave të anusit.

Duke ngrëne sasinë e duhur me fibra ushqimore dhe pirja e 6 deri ne 8 gota lëngjesh ( pa alkool) rezultojnë në jashtëqitje të bute e të formuar, e cila bën të lehte zbrazjen e zorrës.

Fibrat ushqimore merren nepermjet konsumit te frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t’ju rekomandoje të merrni edhe fibra suplementare, produkte farmaceutike.

Aktiviteti fizik ku përfshihet dhe e ecura dhe rritja e sasive te fibrave dhe lëngjeve në diete janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mos përsëritjen e hemorroideve

Cilat janë simptomat(shenjat dalluese) të hemorroideve?

Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme ose rrezikojnë jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve ikin brenda disa ditëve.

Ndonëse shume njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lyen feçet, letrën e tualetit dhe WC e tualetit. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroide quhen të prolabuara.

Shenjat e hemorroide të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr e madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situate e cila njihet si tromboze e hemorroideve të jashtme.

Përveç kësaj lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës se anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje e cila mund te behet një rreth vicioz shenjash. Mukus i tepërt gjithashtu mund te shkaktoje kruarje, shkruan Living.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments