Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVon der Leyen përgëzon Maqedoninë e Veriut: Ishte mundësi historike dhe ju...

Von der Leyen përgëzon Maqedoninë e Veriut: Ishte mundësi historike dhe ju e kapët

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka uruar Maqedoninë e Veriut për miratimin e propozimit francez, që i hap rrugën anëtarësimit të vendit në BE.

Von Der Leyen shkruan se për Maqedoninë e Veriut kjo ishte një mundësi e historike dhe “e kapi atë”.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit.

Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj”, shkruan në Twiiter Ursula von der Leyen.

Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 16 korrik miratoi propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Votimi vjen pasi në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për tre ditë është debatuar për këtë propozim, raporton REL.

Debati u përcoll me kundërshtime e madje edhe me tentime për përplasje fizike. Gjatë gjithë debatit, deputetët e partisë opozitare, VMRO-DPMNE, përmes fishkëllimeve me bori i penguan deputetët e partive në pushtet që të mbajnë fjalimet e tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!