Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriVjosa del nga shtrati, shkakton përmbytje masive, dhjetra të evakuuar

Vjosa del nga shtrati, shkakton përmbytje masive, dhjetra të evakuuar

Rëndohet situata e përmbytjeve në Vlorë. Lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati në orët e para të mëngjesit të sotëm, 2 dhjetor 2017, duke shkaktuar përmbytje masive.

Prurjet e shumta të lumit kanë çarë argjinaturën në Mifol dhe Bishan dhe niveli i ujit është 20 cm më i lartë se në 2015.
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Vjosë duke bërë që ai të dalë nga shtrati, duke kaluar kështu të gjithë parashikimet.

Forcat e Armatosura kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë natës për evakuimin e njerëzve. Prefekti i Vlorës bëri me dije se janë evakuuar 36 familje nga fshati Fitore.

“Janë dërguar të gjitha forcat në terren. Prurjet në lumin Vjosa rriten 10 cm në orë”.

Efektivët e ushtrisë kanë bërë gjithashtu evakuimin e 4 familjeve me 20 persona në fshatin Ferras të Fierit. Po kështu janë zhvendosur nga zona e rrezikut dhe 15 bagëti të imëta.

Në operacionin e shpëtimit u angazhuan 450 forca të FA-së.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave ditën e sotme priten reshje shumë intensive në pjesën jugore të vendit. Instituti i Gjeoshkencave kishte parashikuar mundësinë e përmbytjes në basenin e lumit Vjosa.

Po sipas IGJEUM, përmbytjet në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së sotme.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se edhe Semani dhe Shkumbini mund të shkaktojnë përmbytje. /Dita/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments