Person i panjohur ka kryer vjedhje në një shitore për pajisje gjuetie, pronë e D.S. (62) nga Shkupi. Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur në periudhë prej dy ditëve, respektivisht mes orës 14 të 11 nëntorit deri në ora 9 të 13 nëntorit në rrugën “Vasil Gjorgov” në Shkup.
Autori, duke përdorë mjet të përshtatshëm, është futur dhe ka vjedhur gjithsej 51 pistoleta dhe revolverë dhe më pas është arratisur në drejtim të panjohur, shkruan Gazeta Lajm. Policia e Shkupit është duke marrë masa për ndriçim të rastit.