Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVIDEO / Në moshën 78 vjeçare bëhet me nënshtetësi, Sulejman Sulejmani nga...

VIDEO / Në moshën 78 vjeçare bëhet me nënshtetësi, Sulejman Sulejmani nga Sopoti: Gëzim i madh! Më shumë se 20 vjet nuk kam mundur të shkoj mysafirë te vajzat e mija

Pas më shumë se 20 vite vuajtjeje dhe pritjeje 78-vjeçari Sulejman Sulejmani nga fshati Sopot i Kumanovës është bërë me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, shkruan Open-TV.

Në një rrëfim ekskluziv për Open-TV, baca Sulë thotë se lajmi për lejimin e nënshtetësisë e ka gëzuar shumë. Ai tregon se për shkak se nuk posedonte nënshtetësi nuk ka mundur ti vizitojë vajzat e tij të martuara në Kosovë.

“Nusja më tha o babë çu se myzhde, nënshtesia. Gëzim më të madj nuk di se cka të kallxojë. Allahu pa njerëz të mirë mos të na lashtë, pa njerëz të drejtë, se më shumë se 20 vite nuk kam mundur ti vizitojë dy cikat e mija që janë të martuara në Kosovë. Edhe fëmija e tyre janë rritur dhe unë nuk kam mundur të shkojë, sepse pa dokumente. Gëzim shumë i madh. Faleminderit shumë. Zoti ja bëftë sevap, asaj dore që u bë sebep me ma dhënë nënshtetësinë”, deklaroi Sulejman Sulejmani nga fshati Sopot i Kumanovës.

T’ju kujtojmë se, Sulejman Sulejmani, ishte njëri nga të dënuarit pa faj në rastin Sopoti.
Gëzimin për nënshtetësinë dhe rrëfimin e bacës Sulë mund ta ndiqni në videon më poshtë të Open-TV.

https://fb.watch/bVOnHs67mo/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments