Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVetëm për një javë janë arrestuar 50 persona

Vetëm për një javë janë arrestuar 50 persona

Gjatë javës së kaluar 25.12.2023 – 31.12.2023 janë ndërrmarë masa të përforcuara operative dhe aktivitetet parandaluese në funksion të sigurisë më të madhe të qytetarëve, publikoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Janë arrestuar gjithsej rreth 50 persona në baza të ndryshme, për tregti me drogë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, qëndrim të padeklaruar në vend, tregti me lëndë piroteknike (rreth 44.000 të sekuestruara), karton të gjelbërt të falsifikuar për automjete dhe armëmbajtje pa leje. Pas masave të ndërmarra nga SPB në të gjithë shtetin si dhe njësia mobile për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë lëshuar 3598 urdhërpagesa për kundërvajtje  për shkelje të kryera në komunikacion”, qëndron në statusin e Fejsbukit.

Në javën e fundit të vitit 2023, MPB ka zbatuar  dhe 33 aktivitete në fushën e parandalimit.

“Janë realizuar dhe 33 aktivitete parandaluese me temat parandalim të dhunës dhe sigurisë së bashkëmoshatarëve, siguri në komunikacion, siguri të mjeteve motorike, mjete piroteknike dhe mbrojtje nga mjetet piroteknike, tregti dhe përdorim të drogës, përdorim të pajisjeve dimërore, mbrojtje nga piroteknikët, ndalesë të  përdorimit të armëve. Vazhdojmë në mënyrë trasparente dhe të përgjegjshme!”, shkruan në statusin në Fejsbukun e ministrit Spasovski.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments