Thursday, May 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiSali Hoxha, hoxha i shquar i cili tërë jetën shërbeu në fshatrat...

Sali Hoxha, hoxha i shquar i cili tërë jetën shërbeu në fshatrat Zagraçan dhe Shum të Strugës, njeriu që e donte shumë arsimin

Kujtojmë personalitetet strugane…

Kujtim për hoxhë Sali Sulejmanin

Sali Hoxha tërë jetën shërbeu në fshatrat Zagraçan dhe Shum të Strugës
Sali Sulejmani ishte i njohur me mbiemrin Hoxha, për shkak të profesionit që kishte. Sali Hoxha siç shkruan Islam Baftiari në librin e tij “Jeta në gur”, nuk kreu ndonjë shkollim të rregullt. “Ai mësimet për hoxhë i mori privatisht te hoxha i fshatit Oktis.” Këtu nuk do të mund të shkruaj me hamendje për biografinë e tij sepse më mungojnë të dhënat! Sali Hoxha edhe pse ndoqi vetëm një kurs, ishte jo vetëm një lexues i pasionuar por edhe një arsimdashës i shkëlqyer. Atë e kishte shkelur koha e rinisë, i persekutuar politikisht nga organet e UDB-së famëkeqe, krenohej kur shihte vajzat e djemtë të këtyre dy katundeve që i ishin qepur shkollimit, atij i bëhej zemra mal. Në fillim të viteve shatëdhjetë të shekullit të njëzetë, ne si nxënës më shumë udhëtinim për në shkollë në këmbë sesa me biçikletë. Ai vazhdimisht në Strugë shkonte në këmbë dhe kthehej po në këmbë nga qyteti për në fshat, udhëtimi zgjaste një orë në këmbë. Shpesh takoheshim rrugës, nuk kalonim pa e nderuar dhe pa e përshëndetur. Axhë Saliu përgjigjej: “Ai ujë që ecë pihet!”

Aty nga viti 1989, pas studimeve që kisha kryer dhe që kisha jetuar ca kohë në Prishtinë, u ktheva përfundimisht në vendlindje. Tanimë i isha futur shkencës dhe isha kureshtar për çdo gjë. Kisha dëgjuar nga pleqtë se kur e kishin hapur rrugën e re afër Mullirit në Shum (rruga e sotme), kishin gjetur unaza, byzylykë, qafore e sende të tjera. Kjo e dhënë mjaftonte për mua që të vazhdoja më tej. E kush mund të më informonte më hollësisht përveç Sali Hoxhës. Ishte kohë pa kohë, agjentët e UDB-së serbe ua kishin futur frikën në bark shqiptarëve. Shkova në shtëpi te Sali Hoxha, më priti shumë mirë siç presin kudo shqiptarët. Pas bisedës që zhvilluam e që s’ kishte të mbaruar, i tregova qëllimin e vizitës sime. Ai e njihte me rrënjë familjen time, në rini të tij siç më tregonin prindërit e mi dhe siç e pohoi edhe vetë ai, me babain tim kishin qenë shokë të ngushtë në rininë e tyre. Po ai më njihte edhe mua tanimë. Pasi e kuptoi qëllimin e vizitës sime, edhe pse në moshë të shtyrë, u ngrit si një djalosh, dhe u nisëm rrugës, për të më treguar se ku gjendeshin varret e vjetër. Ecte me kokën poshtë, kur u afruam te varret e vjetër që gjendeshin përreth rrugës tha: “Ja këtu janë!”
Dukeshin vetëm rasat e mëdha të gurëve. E falënderova dhe u kthyem, u ndamë përzemërsisht me Sali Hoxhën. Pastaj u interesova për atë lokalitet se kujt periudhe i përkiste. Shkova në Muzeun e Strugës, një koleg maqedonas më dha hartën arkeologjike të Maqedonisë. Pash se ai lokalitet që më tregoi Sali Hoxha, rezultonte të ishte 2000 vjet i vjetër. Pra ajo tumulë (ato varre të vjetra), është tumulë ilire – kodërvarre ilire.

Në foto nga e majta në të djathtë: Miqail Osmani nga Ladorishti dhe Sali Hoxha nga Zagraçani.

Bexhet Asani

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments