Drejtori i shkollës fillore “Ashim Agushi”,z.Shefi Cenka tregon për Struga Ekspres numrin e fëmijëve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Z.Cenka tregon se vitin tjetër shkollor 2018/2019,të gjitha fshatrat toske së bashku,që janë, përfshirë këtu Ladorishti,Frëngova,Zagraçani, Shumi dhe Teferiçi do të kenë vetëm 67 nxënës në klasë të parë, njofton Struga Ekspres.
Drejtori tregon dhe një shifër të dhimbshme, numri më i madh që duhet të uleshin për herê të parë në bankat shkollore janë jashtë vendlindjes.
Pra, nga 153 nxënës gjithsej që duhet të ishin në bankat e këtyre shkollave për vitin 2018/2019, 86 nxënës fatkeqësisht mësimin do ta ndjekin në mërgim,dhe vetëm 67 nxënës do ta ndjekin procesin mësimor në këto shkolla të fshatrave toske.
Shkolla fillore “Ashim Agushi” , do të ketë gjithsej 29 nxënës për klasë të parë, Shkolla “Jeta e re ” në Frëngovë do të ketë gjithsej 13 nxënës, Shkolla ” Baftiar Banushi” -Zagraçan, përfshirë edhe fshatin Shum, do të ketë gjithsej gjithsejë 20 nxënës, Teferiçi ka vetëm 5 nxënës.
Ky numër i vogël dhe i dhimbshëm vjen pasi një numër i madh i banorëve të papunë të këtyre fshatrave janë larguar nga vendlindja për një jetë më të mirë.
Kujtojmë se vite më parë në klasë të parë uleshin mbi 50 nxënës, në fshatrat toske.
(Struga Ekspres)