Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVenko Filipçe: Nuk ka pacientë të rinj të cilët testohen për koronavirus,...

Venko Filipçe: Nuk ka pacientë të rinj të cilët testohen për koronavirus, pacientja në Klinikën infektive në gjendje të mirë

Pacientja e cila ka koronavirus dhe që është në Klinikën për sëmundje infektive ndihet mirë dhe tani më katër ditë me radhë është pa temperaturë. Ngadalë hyn në fazë më stabile të sëmundjes. Nuk ka pacientë të rinj të cilët në këtë moment testohen për koronavirus, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski e vizituan vendkalimin kufitar Tabanoc me qëllim të kontrollit të sistemit për parandalim nga koronavirusi.

Filipçe theksoi se gjatë ditës së djeshme kanë arritur edhe rezultatet e kontrolluara nga laboratori në Gjermani, me të cilin Ministria bashkëpunon dhe i konfirmuan testet e deritanishme, të gjitha negativet dhe atë pozitiv të pacientes, që është obligim dhe funksion si supervizion i punës së laboratorit në kuadër të Institutit për shëndet publik.

“Furnizimi i pajisjes shtesë mbrojtëse është në vijim. Gjatë ditës së djeshme e nënshkruam kontratën për mjete dezinfektuese dhe ato që prej nesër do të shpërndahen me ndihmën e vetëqeverisjes lokale në shkollat fillore, ku do të ketë nevojë”, ka shtuar Filipçe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments