Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiVeleshtari Emin Muça: Zvicra më shkeli të drejtën time, ja historia e...

Veleshtari Emin Muça: Zvicra më shkeli të drejtën time, ja historia e jetës sime

Shqiptarët gjithnjë kanë vuajtur nga padrejtësitë që i janë bërë në perëndim, ka patur raste që fati i tyre i siguruar nga Konventat e caktuara nuk është mbrojtur ligjërisht, por janë nëpërkëmbur padrejtësisht duke nënvleruar gjënë mët ë shtrejtën, jetën e një njeriu, për të vetmin qëllimqë të mbrojnë interesat e tyre të fëlliqura,duke e shitur një jetë njeriu për 5 cent, një turp i madh për ç’do vend demokratik europian që vepron në këtë mënyrë.
Ne do ju sjellmim një dëshmi të një përsoni ku fati i keq e ndjeku në ç’do hap të jetës dhe si përfundim të drejtën e tij nuk e gjeti as tek ligji i Konventës së Gjenevës së vitit 1951.
Emin Muça Ekxluzivisht për PRESS INDEPENDENT rrëthen:

Jam Emin Muça i datëlindjes 26.03.1979, i lindur në Maçedoni, Strugë, Fshati Veleshtë.Në vitin 2001 u martova, hera parë që shkela europën ka qënë Zvicra, kaluan 6 muaj pa punë dhe pastaj sigurova të futëm në punë në një firmë zvicerane ku firma zvicerane ka qënë me dokumenta të rregullta, ashtu siç më prezantuan dokumentët përkatëse fillova punë me dokumenta të rregullta mbrenda ç’do standarti të një punëtori në Europë.
Punova më se 1-vit në punë gjatë kësaj periudhe kalova shumë mirë, një ditë filluam në një ndërtim ku aty ishte ora 10:00 e mengjesit të vitit 2004, në atë ditë për mua do të ishte fatëkeqësi ku do të përjetoja një aksident mbrenda kantjerit duke rënë në një lartësi prej 7 metra të cilën në dysheme rashë me kokë në tokë.
Menjëherë ka ardhur ndihma e shpejtë dhe më kanë shikuar se a kam pas lëndime.
Pasi kanë parë gjendjen time tepër të lënduar të cilën isha në koma, menjëherë kanë thirrur helikoterin që të më transferonin sa më parë në Univiersitetin e Spitalit në Zürich ku aty 2 ditë kam qëndruar në koma, pas ndërhyrjës së mjekëve më kanë sjellur në jetë dhe qëndrova 16 ditë në këtë spital.
Në kohën që kurë isha i vetëdijshëm, pranë meje shikova që ishte policia Zviceriane dhe pa humbur kohë më bërën pyetje se si ndodhi aksidenti?
Unë ju tregova e tërë kronologjinë e ngjarjes me një zë të ç’jerrur pasi nuk kisha mundësinë dhe fuqinë për tu mos u bërë pengesë e shëndetit tim, ju thasë se thjeshtë rrëshqita nga ajo lartësi, pas kësaj ata u larguan dhe kurë dola nga spitali, mjeku më këshilloj që të mos punoja deri sa të bëhesha mirë.
Papritur pa mbushur akoma tre javë më telefonon shefi i punës dhe më kërkon që të shkoja të punaja tekvendi i caktuar, por unë ju përgjigja që do të paraqitesha atëhere kurë do të bëhesha më mirë.
Pronari i firmës me një zë të lartë dhe kërcënues më tha se duhej të paraqitesha tek puna dhe nëse këtë nuk e bëja më kërcënoj së do të më përjashtonte nga pona ime e mëparëshme që kisha pranë kësaj firme.
Duke qënë gjysëm i vetëdijshëm për shkak të aksidentit që kisha pësuar, pyeta gruan se ç’farë më tha?:
Ajo u përgjigj se: Të kërkon pronari me këmbëngulje që të shkosh e të paraqitesh në punë, pastaj më drejtohet gruaja:
Ju lutem shko dhe mos nxjerr probleme, gjuhën nuk e dini, miq nuk keni, punë pastaj nuk mund të gjeni, pastaj ku do të mbytemi ?!
Nga aksidenti që kisha kaluar kisha humbur memorien dhe nuk isha aspak në regull, kështu që gruas sa munda i tregova se nuk isha më i mundëshëm për punë.
Me gjithë ato lutje dhe përgjërime të gruas vendosa të shkoja në punë, dhe sapo më shikoj shefi, me një buzëqeshje ironike më drejtohet : Gëzohem që shpëtove dhe mirë se erdhe përsëri në punë, mos u shqetëso Emin, puno aq sa mundesh dhe kurë të keni nevojë për pushim uluni e qetësoheni.
Atë ditë isha shumë keq dhe megjithëse isha në gjendje shumë të rëndë shëndetësore punova deri në orarin e caktuar, pastaj shkova në shtëpi, nga lodhja fizike dhe shëndetësore nuk munda për të ngrënë bukë, u shtiva për të fjetur, por gjumi nuk më zuri, kështu që piva Valium, fjeta atë natë fare pak dhe të nesërmen në të zbardhur u zgjova, kështu i këputur nisem për në punë dhe pasi punova rreth 3 orë, fytyra ime filloi të zverdhej, trupi im nuk përqndrohej.
Një punëtor Zvicerian e kishte vënë re që unë nuk ndjehesha mirë dhe më drejtohet:
Emin nuk ju shoh mirë !
Ju u përgjigja: Jo nuk jam aspak mirë.
Ai më drejtohet: Pse vjen në punë në këtë gjendje, ju jeni bërë si i vdekur, gjak në fytyrë nuk ju ka mbetur !
Kështu që menjëherë mori shefin në telefon duke e informuar mbi gjendjen time shëndetësore, shefi erdhi dhe më mori e më çoi menjëherë tek mjeku i familjes ku më rekomanduan të konsumoi Temesta, kështu fill pastaj më dërgoi përsëri në punën e tij !
Siç ish i raskapitur, i vdekur nga pagjumësia që nuk më zinte, vazhdova punën për dy javë me rrallë
Një natë të cilën isha i lodhur dhe i rraskapitur mora rrobat e punës e shkoj në shtëpi, në shtëpi më kishte ardhur një postë të cilën thuhej në një dokument për mua nga sigurimi shëndetësor që më thoshte konkretisht:
Nëse je mirë na tregoni dhe mundeni të punoni me 50%.
Vendosa të kontrollohem dhe në SUVA ku përsoneli i saj kishin lidhjet e tyre me pronarin tim mundësuan përdorjen e reprezaljeve, kështu që më nxorën me epilepsi me qëllim që mos të përfitoja nga ajo që më takonte nga aksidenti.
Unë vendosa të bëj disa kontrolle dhe ekzaminime ku nga këto doli që unë nuk isha me epilepsi sië pretendonte SUVA.
Kërkova të drejtën time nga Gjykata Zviceriane dhe kjo nuk mu dha nga ana e tyre.
Tashmë dosjen time e kam kaluar në Gjykatën e Strasburgut ku pres dhe përgjigjen të cilën SUVA-n e kam akuzuar për mos tregimi të drejtë të diagnozës dhe për korrupsionin e tyre të drejtpërdrejtë që kanë bërë me avokatin tim duke marrë padrejtësisht dhe një shumë prej 2 milion Franga.
Për të më mbyllur gojën të cilën nuk e pranoi, më lidhën një pencion qesharak që nuk dalin dhe për të blerë medikamentet e mia shëndetësore, kjo cështje ka kaluar në instancat më të larta në Europë siç është ajo e Strasburgut të cilën po kërkoi të drejtën time që shteti Zvicerian e ka shkelur hapu kundrejt meje.
Solla për lexuesit e PRESS INDEPENDENT një histori – fakt se çfarë bëhet me Emigrantët e Zvicrës dhe Europës të cilën këtë padrejtësi do e raportoj dhe në mediat e tjera vizive dhe Gazetat Shqiptare që veprojnë në Europë.
Të gjithë dokumentin e këtij skandali e disponoj dhe një kopje ja kam dërguar Drejtorit L.M të PRESS INDEPENDENT në Francë i cili më ka njoftuar që materiali i ka arritur.
Së shpejti me fakte e dëshmi do e bëj publik për mbarë opinionin Shqiptarë në vend dhe Diasporë.

PRESS INDEPENDENT

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!