Thursday, February 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderShaban Murtishi, ky kampion i lindur nga Ladorishti i Strugës

Shaban Murtishi, ky kampion i lindur nga Ladorishti i Strugës

I suksesshëm dhe triumfues gjithmonë, një kampion i lindur për karate, dhe këtë e ka dëshmuar që nga fëmijëria duke mbledhur trofe kudo ku ai lufton në fushëbetejën e karatesë.Ky është karateisti Shaban Murtishi,23 vjeçari nga Ladorishti i Strugës.
Kampioni 23 vjeçar me karate ka filluar që në fëmijëri, e kishte një dëshirë dhe ëndërr për tu bërë karateist. Me karate ka filluar që në moshën 10 vjeçare të Klubi i Karatesë “Drini”, shkruan Struga Ekspres.
Me punën e tij të palodhshme, sukseset janë të shumta,por suksesin më të madh në karrier e ka arritur në vitin 2011, ku arriti të shpallet kampion shtetëror në Maqedoni, për junior, në kategorinë -55 kg, ku fitoi edhe statusin reprezentuesit të Maqedonisë të Maqedonisë, ku më pas ka marrë pjesë edhe në kampionatin evropian për kadetë dhe junior në Novi Sad, ku më pas mori pjesë në kampionatin Mesdhetar për kadetë dhe junior që u mbajt në Bari të Italisë ku arriti të shpallet Kampion Mesdhetar, poashtu pjesë në Kampionatin Ballkanik në Qipro, atje u stolis me medalje bronzi. Gjithashtu gjatë këtij viti ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror i cili u mbajt në Malajzi.Pas këtyre rezultateve të shkëlqyera, Shaban Murtishin e shpallen sportistin e vitit ne komunën e Tetovës, gjithashtu Karateisti i vitit ne kategorin e juniorëve.
Dhe qe nga ky vit ai ka qenë gjithmonë perfaqesues i Reprezentacionit të Maqedonise ku ka marr pjesë edhe ne shume evenimente te rendesishme si brenda poashtu dhe jasht shtetit, si evenimente me te rendesishme qe vlen te theksohen jane kampionatet Ballkanike si dhe Premier Ligat, ku ne Vitin 2014 ne Oher-Maqedoni u organizua kampionati ballkanik ku moren pjesë karateist nga shtete me te fuqishme ballkanike dhe ku pas tri fitoresh arriti te shpallet nenkampion ballkanik ne kategorin e senioreve(-60kg).
Ndersa vitin qe lam pas(2016) arriti te shpallet nenkampion shteteror dhe me pas duke marr pjes ne shumë evenimente te rendesishme si premier liga dhe turne te tjera brenda dhe jashtë vendit ku arriti te fitoje medalje te Arit, te Argjendit dhe të bronzit. Vlen te theksohet edhe Kupa e Botes e cila u zhvillua ne qytetin Lasko te Slovenise, ku mes shume garueseve potencial arriti te plasohet ne vendin e 5 rezultat i cili ka vler ne karrieren e tij, duke mposhtur kundershtar me emra elitar ne sportin e karatese.
Gjate ketij viti arriti te diplomohet me noten 10 (Tema e diplomes) ne Universitetin e Tetoves- Fakulteti i kultures fizike ku mori titullin Profesor i diplomuar i Edukimit fizik dhe Shendetesor, po kete vit punesohet edhe si Profesor i Arsimit fizik dhe shendetesor.(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments