Nga MPB informojnë se dje është raportuar se një 42-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Shtipit.
“Më 25 korrik 2019, rreth orës 9:00 në SPB-Shtip, nga shtëpia ndëshkuese përmirësuese në Shtip është raportuar personi i cili po vuante dënimin me burg, D.Ç (42) nga Shtipi ka vdekur. Ekipi i SBP-Shtip dhe Prokuroria kanë kryer inspektime. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”-thonë nga MPB.