Tuesday, July 28, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiArrestohet 65 vjeçari në Strugë, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Arrestohet 65 vjeçari në Strugë, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Më 27.07.2026, në ora 21:15, në rrugën „Turizëm“ në Strugë, zyrtarët policorë të SPB Strugë e privuan nga liria D.T. (65) nga Ohri.

Më parë, ai, duke drejtuar një automjet të tipit „Volkswagen Passat“ me targa të Ohrit, kishte shkaktuar një aksident trafiku duke u përplasur me një automjet të tipit „Audi“ me targa të Strugës, të drejtuar nga K.B. nga Struga.

Pas masave të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera, zyrtarët policorë konstatuan se D.T. kishte 1,70 promilë alkool në gjak, pas së cilës ai u përjashtua menjëherë nga komunikacioni.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!