Wednesday, May 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVdes një e burgosur nga burgu i Idrizovës

Vdes një e burgosur nga burgu i Idrizovës


E burgosura nga burgu i Idrizovës, Kata Trajkova, e cila ishte e sëmurë nga karcinom dhe dy muaj qëndronte në dhomën e burgut pa terapi dhe kujdes adekuat, dje ka vdekur në Spitalin e Gostivarit.

Dosie.mk merr vesh nga burimet e burgut, se ajo vet ka kërkuar ndihmë mjekësore. Pas disa orëve nga pranimi në spital iu është keqësuar gjendja dhe ka vdekur. Prokuroria ka dhënë urdhër për obduksion.

E vdekura ishte e burgosur në burgun e Idrizovës. Rreth vitit të ri është operuar nga karcinom dhe menjëherë është kthyer në burg në kushte joadekuate. Brenda për të janë kujdesur të burgosurat tjera.

Nga burgu i Idrizovës, pas publikimit të storjes së dosie.mk, Trajkovën e kanë dërguar në spital, por njëkohësisht për të është kërkuar edhe lëshim i përkohshëm nga burgu, kërkesë që është aprovuar menjëherë.

Burgu e ka vendosur në spital prej ku Trajkova ka refuzuar që të shkoj pa e ditur askush se ku është dhe çka bën.

Trajkova ka pasur sëmundje psikike për të cilën vërtetuan edhe ish drejtuesit e Idrizovës dhe është e paqartë se si ka mundur të nënshkruaj dokumente.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments