Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiVazhdojnë kacafytjet mes BDI dhe Aleancës në Strugë

Vazhdojnë kacafytjet mes BDI dhe Aleancës në Strugë

100 ditët e para nga udhëheqja e komunës së Strugës nga ana e Ramiz Merkos sollën shkarkime nga puna të rreth njëqind të punësuarve në vetëqeverisjen lokale, shkolla e ndërmarrje publike.
Kështu akuzuan sot në konferencë për shtyp nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët njëqindëditëshin e qeverisjes së Merkos e cilësojnë si njëqind ditët më të errëta për shqiptarët e Strugës, por edhe për komunën në përgjithësi.

Ramiz Merko nga ana tjetër theksoi se në njëqind ditët e fundit kanë ndërmarrë hapa për depolitizimin e administratës komunale. Ndaj këtyre akuzave ai u përgjigj se shumë prej tyre nuk kanë pasur vendime, dhe janë pranuar gjatë fushatës.

Nga Aleanca akuzuan se Merko nuk ka bërë asgjë nga ajo që ka premtuar për Strugën dhe nuk ka realizuar asnjë projekt. Merko nga ana tjetër akuzoi që vetëqeverisja e mëparshme lokale në krye me Zijadin Selën kanë lënë shumë probleme, se vetëm tre firma i kanë marrë tenderët, ndërsa borxhi i komunës është 7.5 milion euro nga të cilat 50% kanë qenë në bazë të interesit. Sipas tij, janë dhënë edhe vendime për objektet e ndërtimit pa pasur një vendim paraprak nga ana e Këshillit Komunal.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments