Sunday, December 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiUshqimet që na shkurtojnë jetën

Ushqimet që na shkurtojnë jetën

Sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri njihen si sëmundje vdekje prurëse, ndaj të cilave duhet të tregojmë kujdes maksimal. Ushqimi është një ndër faktorët që ndikon drejtëpërdrejtë në shëndët dhe lidhur me këtë studiuesit këshillojnë që të qendrojmë larg prej disa ushqimeve. Këto katër ushqime mund të kontribojnë në shkurtimin e jetës tuaj.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kufizoni sa më shumë përdorimin e tyre, për të patur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Soda
Një studim i fundit i kryer me rreth 5.309 të rritur nga Shëndeti Publik Amerikan u tha se ata persona të cilët pinin soda me përmbajtje të lartë sheqeri, rrezikonin të plakeshin 4.6 vite më shumë se sa një individ i cili konsumon në mënyrë të kufizuar, raporton “Time.com”. Pirja e sodës ka pak a shumë efektet e plakjes që shfaq dhe pirja e duhanit. Studimet tregojnë se konsumimi i përditshëm i sodës është e lidhur 67 % për një rrezik më të madh të diabetit tip 2. Konsumimi i pijeve me shumë sheqer rrit artificialisht dëshirat për sheqer.

Mishi i përpunuar
Mishi i përpunuar është një tjetër ushqim i cili nuk këshillohet të konsumohet në mënyrë të vazhdueshme, pasi nga studimi i kryer është vënë re që personat të cilët konsumonin më shumë se një herë në javë mish të përpunuar shfaqin më shumë rrezik për shëndetin e tyre se sa personat të cilët nuk janë konsumatorë të rregullt të tij.

Mishi i kuq
Konsumimi i tepërt i mishit të kuq në hamburger apo në biftek ka qenë prej kohësh i lidhur me sëmundjet e zemrës dhe të kancerit. Përpiquni që konsumimi i mishit të kuq të jetë i kufizuar, duke e zevendësuar atë me ushqime të pasura, si thjerrzat apo bananet.

Alkooli
Ashtu si edhe mishi i kuq alkooli luan rol negativ në shëndetin e njeriut, duke sjell sëmundje kronike. Personat të cilët pijnë në mënyrë të pa kontrolluar alkool kanë rrisqe të shumta, të cilat fillojnë që nga stresi, duke kaluar në një tjetër fazë më të avancuar. Bëni mirë që të kontrolloni sasinë e përdorimit të pijeve alkoolike, vetëm në këtë mënyrë do të mund të tregoni kujdes të vazhdueshëm për një shëndet të mirë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!