Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionUnë do mbetem i fundit dhe do ti fikë dritat e fshatit...

Unë do mbetem i fundit dhe do ti fikë dritat e fshatit më të madh

Kush do mbetet i fundit do i fikë dritat e fshatit Çegran!

Ai që do mbetet i fundit,mos harrojë ti fik dritat!

Dola të pi kafen. Në tavolinë erdh m’u ul pronari edhe pse është shumë i kujdesshëm. Pasi më pyeti për shëndetin ia fillojë:

-O profi, vdiq ky vend. Vetëm dje, prej muhallës së midisme kanë shkuar 17 djem të rinj në Gjermani, do iki sot edhe Berat berberi, Raifi pret vizën, – nuk më kujtohet edhe sa vetë të tjerë përmendi Qaniu i deshpëruar.

Ç’ti thoja!? Se para do ditësh edhe një hoxhë i ri më tha ” nuk i kam punët mirë me reisin të më jep leje të iksha në Gjermani, apo Zvicër se këtu ka humbur lezetin jeta”. Ti thoja se vajza ime një studente që mbaroi studimet me notë mesatare 9.8 më thotë ” mos rastësisht e di si janë procedurat për të marrë shkollën e mesme të mjeksisë”?

I habitur nga kjo pyetje e pyes pse?

– U bënë dy vjet që kam diplomuar punë nuk gjejë dot. Nuk di kur është natë e kur është ditë. Kështu që dua të iki nga ky vend i mallkuar të shkojë në Gjermani t’ua ndërrojë pelenat pleqëve gjerman. E shiqova vrënët, ajo ndoshta u pendua kërkojë falje dhe u çua nga tavolina pa e prekur pjatën.

Po këta a gjithë tek unë do shprazin mllefin e krijuar nga kjo qeverisje e mbrapsht.

U çova nga tavolina dhe i thash:

– Shkoni të gjithë, unë do mbetem i fundit dhe do kujdesem ti fikë dritat e fshatit më të madh.

Zbres shkallëve dhe rastësisht ndëgjojë mësuesin Zylqefli duke i thënë Raifit ” aman eja rregulloje ujin te shtëpia e Beratit”! Zgërdhiheshte Raifi dhe i tha ” inshalla ky vend bëhet Saharë, unë do iki në Gjermani”!

Nalet i qoftë kafes, ma furën në fyt!

Zejni Bilalli-Ukshina

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!