Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionUÇK-ja e popullit dhe jo e BDI-së !

UÇK-ja e popullit dhe jo e BDI-së !

Drilon Gashi

Nuk dua të flas për BDI-në e Ali Ahmetit sepse edhe po të flasim është e kotë sepse kanë mbyllur sytë, janë shurdhuar dhe janë të zhytur thellë në krim.

Nuk mban mend historia shqiptare ndonjë krim më të rëndë se kjo çfarë bën BDI-ja ndaj popullit të vetë, që luftoi dhe ujiti çdo vend me gjak për të shtrejtën liri, duke humbur më të dashurit për atdhe, gjuhë dhe flamur.

Me plotë respektin që kam për ish ushtarët e UÇK-së, së paku kërkoj prej tyre që të mos lejojnë të përsëtitet skenari i 2001-shit, ku vetë ata u tradhëtuan ndërsa shqiptarët u robëruan nga politike prosllave e BDI-së. Kërkoj nga ish ushtarët që të bëjnë minimumin e tyre duke u’a kthyer shpinën atyre që u besuan plotë 14 vite sepse është mëkat ti mbyllim sytë dhe ende t’ju besojmë atyre të poshtërve të cilët lanë nënat pa djem, gratë pa burra dhe fëmijët pa baba, me të vetmin qëllim, pushteti dhe pasurimi i tyre si në ëndërr.

Shumë ish ushtarë të UÇK-së bredhin rrugëve dhe janë të papunë, disa prej tyre janë burgjeve, disa në arrati, shumë të vrarë dhe dhjetra të punësuar.

E gjithë kjo vjen si rezultat se ish ushtarët heshtën dhe nuk kërkuan asgjë për veten e tyre me qëllim që të gjithë shqiptarët të jenë mirë, në liri, duke u shkolluar dhe duke përparuar në çdo sferë të jetës, por kjo s’po ndodhë sepse këta “liderët” e luftës e shfrytëzuan heshtjen e ish ushtarëve për avansimin e tyre personal, familjeve dhe rrethit të tyre të ngushtë.

Uroj që të gjithë ish ushtarët së pari të bashkohen mes vete, së dyti të mbështesin popullin e tyre dhe t’ia kthejnë krenarinë, dinjitetin dhe lirinë me mjete demokratike sepse mjafë kemi humbur të dashurit tonë, tani duam më shumë se kurrë më parë të jemi UNIK ndaj qëndrimeve kombëtare sepse në të kundërtën armiqtë tanë këtë e duan, të na shohin të përçarë dhe pa kërkesa të fuqishme, ku njëherë e përgjithmonë zgjedhim statutin e shqiptarëve.

Kthejani shpinën pushtetit, plotësone ëndërrën e çdo fëmije të djepit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments