Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionU vra një grua me shkollë, mos qani dhe heshtni, bërtisni

U vra një grua me shkollë, mos qani dhe heshtni, bërtisni

Nga Alma Nikolli

Tastiera me shkronja të pafshira refuzon të gërmëzojë fjalën grua që doja të vendosja në titull. Do të heshtë pak për gruan e vrarë nga ish-burri. Kurse ne duhet të bërtasim, heshtjen le ta mbajmë në kohë paqeje që s’e patëm kurrë. Kohë utopike.

Shpesh krimi është lidhur me të pashkollët. Gazetarët hallexhinj publikojnë me foto ekskluzive mesazhe të “nazime visheve” dhe fajtorëve për të treguar si me indiferentizëm se krimi është plot me gabime drjetshkrimore.

Ne shqiptarët s’para të falim kur je i shkolluar. Madje diplomimin e kemi si kriter referencial për hapa të mëtejshëm. “Aaaa, tani shkollën e mbarove, je alamet goce, gjej një punë dhe një burrë të mirë, asgjë nuk të mungon.” Kjo është një fjali popullore që nuk kam nevojë ta stilizoj dhe zbukuroj, nëse nuk e keni dëgjuar ende, ju përgëzoj për gjakun tuaj blu.

Sot u vra nga ish-burri një gjyqtare, nënë e dy fëmijëve. Unë bashkë me dhjetëra shokët e mi të Facebook-ut po i dedikojmë nga disa rreshta të ndjerë. Po çfarë bëjmë ne kur gratë dhunohen periodikisht? Duartrokasim? Qeshim? Heshtim? Bëjmë thashetheme?

Në ekrane grave iu vishet një minifund e u nxirret gjoksi jashtë, kurse ne duartrokasim.

Në rrugë kur një gruaje i janë grisur getat dhe ajo nuk i ka parë, ne e tregojmë më gisht dhe qeshim.

Kur një komshie qan, bërtet a ulëret me dhunën që i lexohet në sy e bluzë të grisur, ne heshtim mirësjellshëm duke i thënë vetëm mirëmëngjes. Kemi punën tonë. Ndryshe nga rastet kur prindërit, për ta vënë në sedër, krahasojnë paaftësinë e fëmijës së tyre me shkëlqimin e fëmijës së fqinjit.

Në shkollë kur kishim vajza të bukura, të shkolluara e të edukuara që të dashurit i ndalonin të bënin qoftë edhe një hap të pa raportuar, i diskutonim gjatë deri sa i harruam se nuk i pa më njeri në rrjete sociale…kushedi, rrezikojnë të vriten.

Nuk është feminizëm të duash që gratë të mos dhunohen për faktin se janë gra. Unë jam e para që refuzoj të kërkoj ndihmë për të ndërruar një llampë se jam grua. Ashtu siç jam e para që i lutem grave që të dashurojnë…së pari veten, pastaj jetën, lulet, shiun, vjeshtën, stuhitë, dimrin, muzikën…dhe djemtë e tyre që do jenë burrat e ardhshëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments