Wednesday, May 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTuf qensh endacak sërish sulmojnë fëmijët

Tuf qensh endacak sërish sulmojnë fëmijët

Tufë qensh endacak dhe të rrezikshëm shëtitin të lirë rrugëve të qytetit dhe janë rrezik për jetën e qytetarëve. Brenda kësaj jave janë regjistruar sulme të shumta ndaj qytetarëve sidomos ndaj fëmijëve te cilët janë më të pa mbrojturit në këto raste.
Në afërsi të kopshtit Fidani një tufë qensh endacak qëndrojnë në brendësi të oborrit të këtij objekti. Gjithashtu sot në orët e mëngjesit një tufë qensh endacak kanë sulmuar një grup fëmijësh të cilët janë të klasës se gjashtë dhe klasës së tretë.Prindërit shprehen të revoltuar për këtë problem dhe apelojnë institucionet kompetente për zgjidhjen e këtij problemi ata paralajmërojnë bojkot të procesit të arsimit

Nga komuna e Çairit, për Alsat-M, thonë se janë në dijeni për rrezikun që u kanoset qytetarëve dhe pohojnë se kanë marrë masat e duhura duke e informuar sektorin për qentë endacak që të intervenojne me kohë.

“Komuna e Çairit që nga mëngjesi ka ndërmarrë masat që i takojnë në bazë të ligjit duke alarmuar institucionin kompetent në këtë rast Higjenën Komunale. Nga Higjen Komunale kemi marrë përgjigje se ato gjatë pasdites së sotme do të intervenojnë dhe do të bëjnë kapjen e këtyre qenve të cilët janë të pa trajtuar dhe të cilët nuk kanë të vendosur vathë nga procedurat e më hershme”- deklaroi Kushtrim Alla, zëdhënës i Komunës se Çairit.

Nga komuna thonë se këto qenë barten nga vende të shumta të cilët me mjete të ndryshme I sjellin këtu, mirëpo ende nuk ka informata të sakta se nga vijnë këto qen endacak dhe nga atje presin që të bëhen hetime të mëtutjeshme nga ana e ministrisë së brendshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments