Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBESA një hap afër qeverisë!?

BESA një hap afër qeverisë!?

Anëtari i kryesisë qendrore i Lëvizjes BESA Arjanit Hoxha në emisionin “Koha për Pyetje” në Medial.mk ka thënë se Lëvizja BESA përkrahë reformat të cilat janë të rëndësishme për vendin.
“Nuk është e vërtetë se ne nuk e kemi përkrah këtë qeveri reformatore sepse në të shumtën e rasteve edhe kur nuk ka pas kuorum në Parlament, deputetët e Lëvizjes BESA kanë votuar ‘pro’ që tregon se ne jemi dhe kemi qenë në një vijë me politikat reformuese që ishin edhe kërkesë e gjithë shoqërisë shqiptare në përgjithësi, por edhe e faktorit ndërkombëtar”, tha Hoxha.

Ai poashtu nuk e përjashton edhe mundësinë e kyçjes së BESËS në organet e Qeverisë, duke ndarë kështu edhe përgjegjësinë dhe meritat në atë që Maqedonia një ditë të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së.

“Në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia që edhe Lëvizja BESA të jetë pjesë e shumicës qeverisëse, duke ditë që ne si subjekt politik kemi komunikime të vazhdueshme me LSDM-në. Por, kyçja jonë në Qeveri nuk bëhet për dëshirat personale dhe pozicionimet personale të individëve në poste të caktuara, por ka të bëjë me proceset dhe në frymën e euro-integrimeve të Maqedonisë në strukturat evropiane dhe në frymë të kërkesës së miqve tanë ndërkombëtare për sistem të reformuar, pra një Maqedoni e orientuar kah BE dhe NATO”, tha mes tjerash në emisionin “Koha për Pyetje” Arjanit Hoxha nga BESA.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments