Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTualetet në shkolla, nxënësit rrezikohen nga sëmundjet

Tualetet në shkolla, nxënësit rrezikohen nga sëmundjet

Papastërtia në tualetet e shkollave në shumë raste është burim i baktereve dhe infeksioneve të ndryshme tek fëmijët.
Si baktere e rrezikshme që vjen si rezultat i mungesës së higjienës është Esheriacoli. Mjekja Sefijane Ferati thotë se nëpër të gjitha tualetet e shkollave dhe ato publike është e patjetërsueshme vendosja sapunëve të lëngshëm, që në këtë rast, fëmijët të lajnë duart para dhe pasi të dalin nga tualetet e shkollës.

“Te fëmijët nuk kemi me probleme me parazitët, më tepër me baktere edhe bakteria urinare një nga këta baktere është Esheriakoli që paraqitet dhe përcillet vetëm në vendet publike apo në spitale, në vendet ku ka më tepër njerëz nëpër ato tualete. Ajo është një bakter që shërohet shumë ngadalë dhe paraqitet me një gjakosje, me sediment të leukociteve shumë të larta në vet urinën. Një problem të vogël të ketë fëmija ose i rrituri, ose një simptoma me djegie apo ndërprerje të urinës duhet të paraqitet te mjeku amë, që të jepen këshilla dhe të bëhen analizat” – thotë mjekja Sefiane Bellçishta Ferati.

Siç sqaron mjekja Ferati, larja e vazhdueshme e tualeteve me ujë dhe detergjente dezinfektuese është mënyra më e sigurt e zhdukjes së baktereve, pavarësisht se mjetet sanitare janë të vjetruara.

“Në kohën e pushimit duhet që pastruesja të shkoj gjithmonë ta pastroj vendin, ani se është vendi i vjetër, dikush ka mundësi ti rregulloje dikush nuk ka mundësi, ai duhet ti pastrojë rregullisht pas çdo pushimi të nxënësve, të pastrohet tualeti dhe atëherë nuk përcillet sëmundja baktereve apo viruseve apo parazitëve se nëse vjen që të përçohet sëmundja e viruseve mund të kemi një ndezje të fytit te personat kur ajo mund të komplikohet dhe të paraqitet një virus I stomakut që përcillet me diarre ose vjellje” – shton ajo.

Një ditë më parë në media u publikuan pamjet e gërditshme të tualeteve në shkollat fillore “7 Marsi” dhe “Penko” të cilat brenda ditës frekuentohen nga qindra nxënës. Për shkak të papastërtisë shumë nxënës të shkollave në fjalë nuk përdorin fare tualetet, në rast të nevojës ata kthehen në shtëpitë e tyre.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments