Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTS: “Kompanitë e derivateve të naftës gënjejnë, fshehin karburantin që ta shesin...

TS: “Kompanitë e derivateve të naftës gënjejnë, fshehin karburantin që ta shesin më shtrenjtë pas mesnate”

Në disa nga pikat e karburanteve të Shkupit dhe qyteteve të tjera, pas njoftimit të KRRE-së për rritje drastike të çmimit të dizelit dhe benzinës nga mesnata, janë vërejtur kolona të gjata nëpër pompat e benzinës. Tek disa nga shoferët janë vërejtur nervozizëm të cilët nxituan të merrnin karburante me çmime më të ulëta. Sipas njoftimeve të qytetarëve në disa nga pompat e benzinës nuk ka derivate të naftës.

Por disa nga pompat e naftës në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë shkaktuar reagime nga më të ndryshmet nga qytetarët, për, siç thonë ata, fshehjen e derivateve deri në shitjen e tyre me çmimet e reja, shkruan TetovaSot.

“Makpetrol duket se është kompania më e neveritshme në Maqedoni! Duke e ditur se derivatet do të shtrenjtohen, qëllimisht nuk e mbushin karburantin, edhe pse paraprakisht e kanë blerë me çmim më të lirë, vetëm për të maksimizuar fitimin në kurrizin e qytetarëve të varfër! Turp për ju! Dikush duhet të jetë përgjegjës për këtë” thuhet në reagimin e një qytetari.

Kujtojmë se sot në orët e vona të pasdites Komisioni Rregullator për Energjetikë ka shpallur çmimet e reja të derivateve. Sipas çmimit të ri, nafta nga sonte në mesnatë do të shitet për 10 denarë më shumë. Çmimi i ri do të jetë 85,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 83,5 denarë..

Çmimi i benzinës rritet për 5,5 denarë, Eurosuper-95 do të shitet për 89,5 denarë, ndërsa Eurosuper-98 për 91,5 denarë.

Çmimi i ri i mazutit është 54,3 denarë, që është një rritje prej rreth 5 denarë./TS

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments