Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiTrebicka tregon fjalët e fundit të Kujtim Prodanit 2 orë para se...

Trebicka tregon fjalët e fundit të Kujtim Prodanit 2 orë para se të vdiste: Jam rëndë, ika vëlla…

Në një interviste për “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë këngëtari Ardian Trebicka i cili ka pritur gazetaren e emisionit Bela në lokalin ku pinte shpesh herë kafe me mikun e tij Kujtim Prodani, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 57-vjeçare nga Covid-19 në spitalin Shefqet Ndroqi.

Gjatë intervistës, Trebickës nuk i janë ndalur lotët për humbjen e mikut të tij më të ngushtë.

Ai shprehet se ishte një këngëtar unik dhe një mik mjaft i mirë.

Ardian Trebicka ka realizuar disa muaj më parë një intervistë me moderatoren Mirela Milori tek “Historia ime”, ku Kujtim Prodani i ka dërguar një videomesazh në të cilin i kërkonte të sillte një këngë për 2021 sepse ka shumë kohë që ai nuk ka krijuar një projekt të ri. I pyetur nga gazetarja nëse do ia plotësojë këtë kërkesë Kujtimit, Ardiani shprehet se me zemër do e realizojë.

Gjithashtu Ardian Trebicka ka rrëfyer edhe komunikimin e fundit që ka bërë me Kujtimin 1 orë e gjysmë para se ai të ndërronte jetë.

Gazetarja: Cili ka qenë komunikimi juaj i fundit?

Ardian Trebicka: Komunikimi i fundit ka qenë rreth 1 orë e gjysmë apo 2 orë mos gaboj para se të merrnim atë lajm aq të trishtë. Po bëhej gati për të ikur në Turqi dhe më tha jam rëndë, mos më shkruaj, më shkruaj nëse… ika vëlla.

Gazetarja: Nuk arriti të shkonte në Turqi?

Ardian Trebicka: Jo nuk arriti të shkojë në Turqi sepse e tradhtoi zemra (përlotet).

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!