Wednesday, October 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTre të arrestuar për krismat në dasma

Tre të arrestuar për krismat në dasma

Pas incidentit të së shtunës kur në fshatin Çajle të Gostivarit dy gra u plagosën nga krismat në një dasëm, Gjykata themelore e Gostivarit I ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 48 orëve nikoqirit të dasmës, i cili dyshohet se ka gjuajtur me pistoletë dhe ka shkaktuar lëndimet. Incidenti ndodhi të shtunën rreth gjysëm ore pas mesnate, kur nga krismat e dasmorit me inicialet B.F. 53 vjeçar, të plagosura mbetën 44 vjeçarja H.I. dhe 35 vjeçarja M.M. nga po i njëjti fshat. Dje Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka arrestuar edhe dy persona për vepra të ngjashme. Mbrëmë rreth orës 23:25 është arrestuar Sh.K. (49) I cili në ahengun familjar të organizuar në shtëpinë e tij në lagjen Banjicë ka prishut rendin public duke gjuajtur mjete piroteknike. Pas zbardhjes së rastit pritet që ndaj të njëjtit të shqiptohen masa adekuate. Po të njëjtën ditë rreth orës 15:00 në një aheng tjetër familjar të cilën e ka organizuar A.S. (45) në rrugën 137 në Gostivar, është prishur rendi publik me krisma nga armë zjarri. Pas hetimit të kryer, A.S. është ftuar në stacionin policor të Gostivarit për të sqaruar rastin në fjalë.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë kanë thënë se janë forcuar kontrollet për zbulimin dhe sanksionimin e “krismave” dhe shpërthimit të mjeteve piroteknike pa pëlqimet adekuate. Zëdhënësi Marjan Josifovski ka thënë se do të ketë zero tolerancë për rastet e këtilla.
Marjan Josifovski, SPB Tetovë
“Për të gjithë ata, pa përjashtim do të zbatohet zero tolerancë, gjegjësisht do të ballafaqohen me denoncime adekuate. Paralelisht me këtë do të vazhdojnë edhe aktivitetet e SPB Tetovë si apele dhe takime me grupet këshilluese qytetare në bashkësitë vendore dhe urbane, me qëllim që përgjithmonë ti jepet fund kësaj dukurie joligjore. Kjo dukuri përveç se paraqet prishje të rendit dhe qetësisë, shkakton edhe kërcënim publik, që fatkeqësisht këtë verë kishte edhe incidente të cilat rezultuan me katër të lënduar”
Gjuajtja me armë zjarri në ahengje sanksionohet me gjobë në vlerë prej 200 deri në 500 euro sipas ligjit për prishje të rendit publik dhe qetësisë. Ndërkaq në rastet kur ka edhe të lënduar rasti mund të trajtohet edhe si vepër penale, shkaktim i rrezikut publik që sanksionohet me dënim prej 1 deri në 5, gjegjësisht 10 vite burg.

Arben Zeqiri /SHENJA/

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments