Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTrajkovski me shenja dhune në fytyrë, gjykatësi e pret në gjykatë

Trajkovski me shenja dhune në fytyrë, gjykatësi e pret në gjykatë

Ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski nuk u paraqit në gjykatë për rastin TNT, për shkak se ka qenë i sulmuar fizikisht, kështu ka deklaruar avokati i tij i cili në gjykatë ka treguar edhe fotografi ku shihet se Toni Trajkovski ka shenja të dukshme të dhunës.

Incidenti është regjistruar edhe në buletinin ditor të policisë dhe rasti ka qenë i denoncuar në polici.

“Më 22.12.2019 rreth orës 23:35 T.T. ka denoncuar se në Shkup në afërsi të spitalit, pas një zënke verbale me dy persona, ka qenë fizikisht i sulmuar. Punohet në zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë siç është bërë e ditur tanimë gjykatësi Ognen Stavrev ka deklaruar se sot në mëngjes ka kontaktuar drejtorin e Qendrës Urgjente prej nga ku ka marrë njoftim se Trajkovski është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është rrugës për në shtëpi.

Pas kësaj gjykatësi ka dhënë afat prej një ore që Trajkovski të paraqitet në gjykatë apo në të kundërtën do të sillet me polici. /MKD/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments