Tuesday, May 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTrajanov: Bullgarët duhet të hynë në Kushtetutën e Maqedonisë

Trajanov: Bullgarët duhet të hynë në Kushtetutën e Maqedonisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov theksoi se për partinë e tij nuk është problem përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, por, siç thotë ai, e njëjta duhet të ndodhë edhe në Bullgari.

“Qëndrimi i LDM-së është i qartë, ne jemi maqedonas me gjuhë tonën dhe kërkojmë reciprocitet në lidhje me pakicat në dy vendet. S’kemi problem me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por e njëta duhet të ndodhë edhe me pakicën maqedonase në Bullgari”, u shpreh Trajanov.

Sipas tij, shumica e deputetëve nuk do të mbështesin zgjidhje ku nuk përfshihet reciprociteti, ndërsa qëllimi i tyre është që pakica maqedonase të pranohet në Bullgari.

“Ne si shtet jemi shtet demokratik dhe secili mund të formojë partinë e tyre. Pse për Bulltarinë kjo përbën një problem?”, u shpreh Trajanov.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments