Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTragjedia në Australi, babai i Veton Musait: Atë njeri 2 herë e...

Tragjedia në Australi, babai i Veton Musait: Atë njeri 2 herë e kam takuar dhe s’ja kam zgjatur dorën, shumë e ka dhunuar familjen e tij (VIDEO)

Alil Musai, babai i Veton Musait, ka folur për herë të parë për vràsjen e djalit të tij. Djali i tij Vetoni u vrà së bashku me nusen, Linditën, nga babai i kësaj të fundit, një ditë pas ndërrimit të viteve.

Ngjarja ndodhi në Australi, aty ku ata jetonin dhe motivet janë ende të paqarta. Sot Alil Musai ka thyer heshtjen dhe ka folur për Top-Channel dhe u shpeh se nusja e djalit nuk kishte marrëdhënie të mira me babain e saj, me të cilin nuk kishte kontaktuar prej 7 vitesh.

Dëshmia e plotë e Alil Musait

Për ata të dy mund të flas tërë jetën dhe nuk mund të përshkruaj dashurinë dhe sjelljen me njëri-tjetrin. Dua të them se jam babai i tre djemve, por tani kam vetëm dy. Ëndërroja të kisha një vajzë. Kur Lindita e ndjeva ngrohtësinë dhe thashë o Zot më hyri një engjëll në shtëpi. Në familjen tonë kurdoherë ka pasur shaka, qeshje. Babain e Linditës, gjatë 38 vjetëve që jam në Australi e kam takuar dy herë dhe nuk ia kam zgjatur kurrë dorën. Prindërit e Linditës nuk kanë pasur marrëdhënie të mira dhe prej 8 vitesh kanë qenë të ndarë. Lindita nuk ka pasur kontakte me babain për 7 vitet e fundit.

Përkundrazi e pyesja Linditën dhe i thosha se çfarë ka pasur nëna dhe babai mes vete është tjetër gjë. Vajza më kapi në mjekër dhe më tha shiko në sy: Më tha çfarë të thonë sytë e mi? Bukuritë e botës thonë i thashë. Këta sy tregojnë se personi që më ka dhuruar dashuri je ti dhe do të mbetesh babai im i përjetshëm. Nuk e ka pasur mungesën asnjë për qind se shumë i ka maltratuar (dhunuar) ky njeri. Atë që më kanë parë sytë mua nuk ia dëshiroj as armikut më të madh. Unë dhe nusja e djalit të madh kemi parë tragjedinë. Ata të dy janë engjëj. Me nënën e Linditës kemi qenë si familje. Arbeni ka qenë si djalë im i katër në këtë familje. Ju premtova atyre se miqësia jonë do të bëhet edhe më e fortë. Dy ditë përpara se të festonin 1 vjetorin, Vetoni me Linditën ishin tek halla dhe qëndruan 5-6 orë. Me ata jam çdo ditë. Kemi hyrë dhe kemi dalë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments