/div>
Loris
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Tragjedi: Vriten në kazino dy të rinj
Maqedoni, Slider

Tragjedi: Vriten në kazino dy të rinj

Më 15 shkurt 2020, në 04:47 paradite në SPB- Shkup, u raportua se katër persona të armatosur hynë në një kazino në rrugën Shkup-Bllacë dhe filluan të qëllojnë ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H (22) nga Kosova, i cili vdiq në vend.
Ndërsa, sipas raportit, B.N (20) nga fshati Krusopek, Shkup, i angazhuar si
punëtor privat i sigurisë në kazino, u godit në kokë me një shkop, pas së cilës ai vdiq.
Sipas raportit, sulmuesit morën qarkullimin ditor nga arka dhe u larguan.

Një ekip nga SPB- Shkup kreu inspektimin në terren dhe u morën masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e çështjes.

February 15, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres