Një fëmijë ka vdekur aksidentalisht, që ende nuk kishte mbushur dy vjet, kur sipër tij ra një burrë që kërceu nga kati tetë i një ndërtese në Zaporizhia të Ukrainës.
Babai i vogëlushit ka qenë dëshmitar kur ra 39-vjeçari, por nuk kishte si të intervenonte, transmeton Telegrafi.
Që të dy kanë mbetur të vdekur, me gjithë përpjekjet mjekëve për t’i shpëtuar.
Hetuesit kanë thënë se ai ka kërcyer për të bërë vetëvrasjes, ndërsa viktima ishte duke qëndruar në parkun jashtë banesës ku jeton.