Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTragjedi e rëndë shqiptare/ Vëlla e motër mbyten në një lum të...

Tragjedi e rëndë shqiptare/ Vëlla e motër mbyten në një lum të Francës

Dy fëmijë kosovarë, vëlla e motër, janë mbytur në një lumë në Francë dje pasdite.

Siç raporton AFP dy viktimat kanë lindur në vitin 2014 njëri dhe tjetri në 2017. Tragjedia ka ndodhur në Moingt, ujërat e të cilit e kanë rritur nivelin kohët e fundit nga shiu i fortë, njofton Klan Kosova.

Nëna 35 vjeçare nga Kosova ishte duke ngrënë me fëmijët në një restorant fast-food, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit në Montbrison.

Sipas deklaratave të saj, fillimisht në ujë ka rënë vëllai, ndërsa motra e tij u përpoq ta kapte para se të rrëmbehej nga rrjedha por u mbyt edhe ajo.

Edhe nëna e tyre ka hyrë në ujë për t’i shpëtuar, por nuk ka arritur t’i kthente në jetë. Ajo ka lajmëruar njerëzit përreth që të njoftojnë shërbimet e urgjencës, por edhe këta nuk mund të bënin asgjë.

Nëna e shokuar u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne hapi një hetim dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments