Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTodorov: Si i falëm shqiptarët në 2001, duhet edhe maqedonasit!

Todorov: Si i falëm shqiptarët në 2001, duhet edhe maqedonasit!

Ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, në një intervistë për Kanal 5, tha se kryesia e VMRO DPMNE-së para anëtarëve të partisë thonë se janë kundër marrëveshjes me Greqinë, ndërsa para bashkësisë ndërkombëtare kanë qëndrime tjera, transmeton “Zhrunal”. për kryetarin e VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, tha se është si peshë e rëndë që tërheq vetëm poshtë. Ai theksoi se nëse partia vazhdon në këtë mënyrë, do të humb edhe në zgjedhjet presidenciale. Ai shtoi se qeveria aktuale nuk punon dhe se nuk ka përmbushur atë që ka premtuar.

Todorov foli edhe për tetë deputetë që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese, duke thënë se ka qenë vendim i tyre.

“Pas vitit 2001 maqedonasit i falën shqiptarët, shqiptarët i falën maqedonasit. A jemi aq të vogël sa një komb siç janë maqedonasit nuk mund t’i falin maqedonasit? Kjo është teza ime dhe me këtë isha te Zaevi. Unë po përpiqem ta shtyj këtë ndarje në një shoqëri që është ngritur dhe po kërcënon të shkatërrojë të gjitha, të zhduket”, tha Todorov.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments