Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTifozi shqiptar shkon të shohë ndeshjen Genoa-Sampdoria me 93 kg drogë, ja...

Tifozi shqiptar shkon të shohë ndeshjen Genoa-Sampdoria me 93 kg drogë, ja çfarë i ndodh më pas

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Xhenoas në Itali pasi u kap me 93 kilogram marjuanë. Policia për të kapur shqiptarin e njohur si tregtar, ishin fshehur mes tifozëve të Genovas dhe Sampdorias, të cilët këto ditë janë rreshtuar përpara stadiumeve në kërkim të biletës së derbit të planifikuar për nesër për Luigi Ferraris.

Kakrabinierët identifikuan disa mjedise që shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, përdorte në Marassi, dhe më pas ndërhynë duke e arrestuar.

Në momentin e arrestimit u zbulua dhe një kuti në makinë ku droga ishte paketuar në qese vakumi dhe e fshehur brenda disa kanaçeve.

Nëse do të hidhej në treg, do të kushtonte më shumë se 200,000 euro. I arrestuari ishte hetuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments