Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë kufirin e Maqedonisë kapen 1 ton drogë

Në kufirin e Maqedonisë kapen 1 ton drogë

Shteti maqedon më 1 nëntor ka ndaluar në pikën kufitare në Bllacë një tonë drogë të llojit kanabis. Kjo sasi e drogës kishte kaluar pa u vërejtur në pikën kufitare të Kosovës dhe ka dyshime se dogana në Kosovë e ka ditur këtë dhe nuk e ka lajmëruar policinë, bëjnë të ditur burime të gazetametro.net
Një ton drogë e llojit kanabis ishte nisur të eksportohej nga Kosova për në Maqedoni duke u kamufluar si ngarkesë e rregullt, mall për riciklim.

“Kjo ngarkesë ka paraqitur mallin për rregullim të dokumentacionit për eksport në zyrën e brendshme doganore – me intereuropa, dhe pas harmonizimit të dokumentacionit dhe analizimit të tij, ne vend qe te selektohet ngarkesa për kontrollim, ajo është lejuar të kaloj e lirë nga Kosova pa u kontrolluar me gjithë drogën e ngarkuar në të”, thotë burimi.

Tutje shpjegon burimi se ka dyshime se dogana e Kosovës e ka ditur që ajo ngarkesë është e dyshimtë dhe nuk e ka lajmëruar Policinë e Kosovës. Por, droga nuk ka arritur në destinacionin e nisur, ngase është ndaluar nga pika kufitare e shtetit maqedon.

Ndryshe dogana e Kosovës posedon sektorin për annaliza dhe rrezikshmëri (RISK) dhe intelegjencën që bënë selektimin e ngarkesave të dyshuara për mallëra të rrezikshme dhe ato që nuk e paraqesin saktë mallin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments