Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëTifozët e Rumunë me thirrje “Kosova është Serbi”, u larguan nga stadiumi...

Tifozët e Rumunë me thirrje “Kosova është Serbi”, u larguan nga stadiumi “Fadil Vokrri’

Kosova mbrëmë barazoi 0-0 me Rumaninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ky ishte barazimi i tretë për Përfaqësuesen e Kosovës, në tre ndeshje të zhvilluara deri më tani shkruan IndeksOnline.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri’’ në Prishtinë, ku nuk mungoi përkrahja e madhe e tifozërisë, “Dardanët” e mbushën tërësisht stadiumin.

Të pranishëm ishin edhe disa tifozë rumunë, të cilët kishin udhëtuar drejt Prishtinës për ta ndjekur nga afër ndeshjen, po rata u larguan nga stadiumi pa përfunduar ndeshja.

Sipas mediumit rumun “gsp.ro”, ky grup i tifozëve kanë brohoritur në një moment “Kosova është Serbi”.

Mediumi raporton se mbështetësit e grupit ultranacionalist “Uniti Sub Tricolor” u dëbuan nga sigurimi dhe të njëjtit u përplasen fizikisht edhe me personat përgjegjës për sigurinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa po largoheshin.

“Ultras 15-20 në një moment kanë brohoritur “Kosova e Serbisë”, një thirrje me konotacione politike për të cilën janë nxjerrë menjëherë nga stadiumi. Slogani nuk i pëlqen FIFA-s, ndaj rreziku që fusha të pezullohet për ndeshjet e ardhshme është mjaft i lartë.”, raporton medium rumun.

Kujtojmë që Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës, i cili shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments