Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiTHUANI JO SEMUNDJES SE VESHKAVE

THUANI JO SEMUNDJES SE VESHKAVE

Për parandalimin e sëmundjeve të veshkave duhet të bëni rregullisht aktivitet fizik. Marrja me aktivitet fizik në mënyrë të moderuar të paktën 30 minuta në ditë në pesë ditë të javës. Aktiviteti fizik zhvillohet duke ecur me ritëm mesatar, duke vrapuar, duke lëvizur me biçikletë, etj. Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për funksionin e veshkave, pasi përmirëson funksionin e muskujve, ul tensionin e gjakut, kolesterolin në gjak, mban një peshë të shëndetshme të trupit dhe përmirëson gjumin. Kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak. Gjysma e njerëzve, që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, zhvillojnë dëmtime të veshkave.

Pacientët diabetikë duhet të bëjnë një kontroll të rregullt të albuminurisë, të paktën një herë në gjashtë muaj, të mbajnë në normë shifrat e glicemisë dhe të kenë kujdes me dietën. Matni rregullisht tensionin e gjakut. Pak njerëz e dinë se tensioni i lartë i gjakut është një shkaktar i zakonshëm i dëmtimit të veshkave. Pacientët me tension të lartë gjaku duhet të mbajnë nën kontroll shifrat e tensionit, të kenë kujdes me dietën dhe aktivitetin fizik, pasi të gjitha këto ngadalësojnë progresionin drejt sëmundjes kronike të veshkave.

Ushqehuni shëndetshëm dhe mbani peshën nën kontroll. Ngrënia e shëndetshme parandalon diabetin, sëmundjet e zemrës dhe faktorë të tjerë të lidhur me sëmundjet kronike të veshkave. Çdo ditë përdorni 5 porcione fruta e zarzavate, 5 porcione drithëra, pini jo më pak se 1,5 litra ujë dhe reduktoni marrjen e kripës. Rekomandohet konsumi i jo më shumë se 5-6 gram kripë në ditë, rreth një lugë çaji dhe duhet të shmanget konsumi i ushqimeve të kriposura, pra që përmbajnë shumë kripë.

Mos pini duhan. Nikotina dëmton muret e brendshme të enëve të gjakut dhe lejon yndyrat dhe pllakëzat e gjakut që të ngjiten tek to, duke ngadalësuar rrjedhjen e gjakut në veshka dhe dëmtimin e funksionimit të tyre. Duhanpirja rrit rrezikun për kancer të veshkave me 50%. Mos përdorni ilaçe pa konsultën e mjekut. Shumë pacientë, sidomos të moshuarit, pësojnë sëmundje kronike të veshkave, pasi përdorin pa kriter apo me shumicë ilaçe anti-inflamatore, për të qetësuar dhimbje të ndryshme.

Bëni ekzaminime, nëse jeni në rrezik për sëmundje të veshkave apo keni një ose më shumë faktorë të lartë të rrezikut. Secili nga ne duhet t’i kushtojë rëndësi aparatit të tij urinar, duke bërë një kontroll, të paktën një herë në vit dhe kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar një sërë sëmundjesh renale.

Sëmundjet e veshkave, më të rrezikuar janë: Personat mbi 50 vjeç; pacientët që vuajnë nga diabeti; pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut; njerëzit me sëmundjeve të veshkave të trashëgueshme; njerëzit me mbipeshë apo të dhjamosur; duhanpirësit.

Këshilla:

Çdo ditë përdorni 5 porcione fruta e zarzavate;5 porcione drithëra; pini jo më pak se 1,5 litra ujë; reduktoni marrjen e kripës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments