Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionMashtrimi i madh i Gruevskit dhe nervozizmi i Juncker-it

Mashtrimi i madh i Gruevskit dhe nervozizmi i Juncker-it

Nga Muhamer Pajaziti

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe shokët e tij që drejtonin më parë këtë institucion, ndjehen të tradhtuar dhe mashtruar nga politikani i vogël e i lazdruar Nikolla Gruevski.

Me të marr lajmin e aferës së përgjimeve Juncker u bë hundë e buzë dhe u rrëqeth kur dëgjoi të vërtetën për Maqedoninë.

Anuloi menjëherë takimin me kryeministrin Nikolla Gruevski, nuk deshi ta shoh më drejtë në sy, me frikën se do të gënjehet sërish  nga ky recidivist i pa përmirësueshëm.

Nga ky njeri, me shumë shokë, madje edhe shqiptar të veshur me petkun e pushtetit, që kishin raportuar gënjeshtra dhe përralla të panumërta zyrave të Brukselit zyrtarë.

Vizita u anulua, por si të anulohet dhe zhduken qindra ato raporte, pranverore e dimërore për progresin e Maqedonisë.

Raporte në të cilat lihej përshtypja se Maqedonia si shtet demokratik ka përparuar në plotësimin e kritereve të Kopenhagës dhe se vetëm se çështja e emrit shfaqet si bllokadë në integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

Madje 5 apo 6 herë mori rekomandime që ti filloj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fakt, ne që jetonim në Maqedoni dhe e përjetonim çdo ditë realitetin e vërtet në terren çuditeshim me këto raporte të çuditshme.

Habiteshim se si është e mundur që ky regjim i egër dhe totalitar të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Sot e kësaj ditë me miq e dashamirë pyetemi, vallë kush i shkruan këto raporte që asnjë germë nuk ia kushtojnë proceseve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve, gjyqësisë plotësisë të kriminalizuar dhe të varur nga pushtetit, administratës së pushtuar nga militantët e partive politike, padrejtësive në shpërndarjen e buxhetit në zonat shqiptare të zhytura në skamje e mjerim, mbylljen e medieve shqiptare dhe atyre opozitare maqedonase, vrasjen e gazetarëve, infiltrimit të pushtetit në të gjitha sferat, artë, kulturë, sport, shëndetësi, etj.

Kaq e verbër paska qenë Evropa? Mos vallë ishin vendime politike dhe gjeostrategjike që lidheshin me procesin e zgjerimit dhe thellimit të BE? Ndoshta i gënjyen përfaqësuesit e tyre në Shkup, duke filluar nga Dj. Fuere, që aq shumë e deshi Maqedoninë dhe pasardhësit e tij.

Mijëra pyetje, e asnjë përgjigje.

Çfarë të themi për milionat eurot që u harxhuan në hartimin e ligjeve me siglën e BE-së, sa konferenca, tryeza e seminare për parimet dhe standardet evropiane, sa terme i mësuam duke filluar nga aquis communautaire, PHARE, SAPARD  e IPA, sa herë i dëgjuam fjalitë stabilitet institucional e ekonomik??

Fatkeqësisht, efekti i tyre është zero. Afera e përgjimeve, rasti “Puç”, dëshmuan se në Maqedoni nuk ka gjyqësi, nuk ka polici, nuk ka sistem.

Dhe se Trikos me firmën “Maqedonia” i kanë ikur ca fije dhe i janë hapur vrima. Nëse nuk bëhet asgjë për të qepur vrimat, trikoja FYROM do të shndërrohet në një lëmsh prej leshi. Rezultati përfundimtar – do të mbetemi pa triko.

Maqedonia i ka hequr këmbët nga pedalet dhe është e sigurt se biçikleta e nisur për në Bruksel do të bie, do të përlaset diku afër qeverisë tek luanët qesharak, apo para këmbëve të Dellçevit apo Sandanskit, nuk e sigurt se do ta kaloj urën e Vardarit.

Ndërsa, për këtë përgjegjës janë qeveria aktuale, përfshirë edhe shqiptarët, por edhe qeveritë e mëparshme të cilët hoqën gurë nga themeli edhe ashtu i cekët i shtetit Maqedoni.

Përgjegjësia u bie edhe bashkësisë ndërkombëtare që lejoi të gënjehet dhe manipulohet nga kjo strukturë e politikanëve matrapazë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments